Vjen edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ardhur edhe një ftesë nga Gjykata Speciale.

Gucati ka bërë të ditur se i ftuari i radhës është Elbasan Shoshaj nga Prizreni, ish-pjesëtar i UÇK-së.

“Edhe ky luftëtar i liris do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë” shkruan Gucati në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i liris do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë.
H.G

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE