Vjen kërkesa e prerë nga SHBA-të për Kosovën

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland, është shprehur jashtëzakonisht e zhgënjyer me mënyrën se si u votua për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Sipas saj me këtë votim të gjithë janë të humbur, dhe i ka bërë thirrje Kosovës që të fokusohet në të ardhmen evropiane në koordinim me të gjithë aleatët.

“Jashtëzakonisht e zhgënjyer nga votimi në INTERPOL. Ishte për një siguri më të madhe në Ballkan, Evropë dhe Botë. Me këtë, të gjithë humbim. Kosova duhet të fokusohet në të ardhmen Evropiane dhe të koordinohet me aleatët e saj”, ka shkruar Hyland në profilin e saj në twiter.

Për këtë dështim të Kosovës ka reaguar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duke fajësuar Serbinë për një fushatë të egër kundër Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE