Vjen lajmi i mirë: KEDS paralajmërohet për ndëshkim nëse vazhdojnë reduktimet e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji ka kërkuar nga KEDS-i që gjatë sezonit të diomrit, në veçanti gjatë festave të mos aplikojnë ndërprerje të energjisë elektrike.

ZRRE përmes një letre drejtuar konsorciumit turk, të cilën ka arritur të sigurojë edhe “Gazeta Blic” ia ka tërhequr vërejtjen për ndërprerje të energjisë në idsa vende, veprim ky i cili sipas ZRRE-së është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

“Gjatë procesit të monitorimit, të cilin ZRRE po vazhdon ta aplikojë për furnizim me energji elektrike, është vërejtur se KESCKO dhe KEDS ende po aplikojnë redkutime të furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të vendit. ZRRE ju rikujton edhe njëherë se veprimet e tilla janë në kundërshtim me dispozitat ligjiore në fuqi, si dhe në kundërshtim me vendimin e Bordit të ZRRE-së të datës 30 tetor 2018”, thuhet në letrën dërguar KEDS-it.

ZRRE ka paralajmëruar KEDS-in se do t’i përcjell aktivitetet e tyre dhe në rast së vërejnë se janë bërë reduktime të rrymës do të aplikojnë masa adekuate ndëshkuese.

Më poshtë mund ta gjeni letrën e plotë: 

Letra e ZRRE dërguar KEDS-it