Vjen një lajm i mirë për ata që duan të blejnë vetura në Kosovë

Deputeti nga radhët e AAK’së, Muharrem Nitaj, nëpërmjet një Facebook’u, ka bërë të ditur për disa ndryshime në lidhje me automjetet.

Nitaj ka thënë se tash e tuje bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit do të bartet edhe regjistrimi.

Për këtë është votuar në Komisionin për Zhvillimin Ekonomik, shkruangazetametro.net

“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashk me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe rregjistrimi i mbetur”, ka shkruar Nitaj.

Përveç kësaj, është votuar edhe për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.

“Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.
Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës e jo veç në komuën e caktuar, siç ka qenë deri me tani” ka thënë ai.

Gjithashtu, është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike.

”Poashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike.

Dhe së fundi është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet!
Jam i bindur se këto amandamente do ta marrin mbështetjen edhe në Senacë Plenare”, ka thënë Nitaj.

Ndryshe, ky miratim në komision kërkon votën e deputetëve në seancë për t’u konsideruar i miratuar. 

SHPËRNDAJE