Vjen përgjigjia e LDK-së për Kadri Veselin

Lidhja Demokratike e Kosovë do ta kthejë mbrapsht ftesën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, i cili ka ftuar dy partitë opozitare LDK-në dhe PSD-në për një takim të përbashkët me presidentin Thaçin, kryeministrin Haradinaj dhe ekipin negociator, për t’u koordinuar për Dialogun. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për Gazeta Blic tha që është shumë vonë për një ftesë të tillë.“Është vonuar shumë, shumë kryetari i PANistave dhe ka bërë zgjedhjen e tij, vjedhja e tij është Partia Socialdemokrate, puna e mbarë pa ne”, ka thënë shkurt Haziri.

Kurse, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli këtë takim ka planifikuar ta mbajë ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 10:00 Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Në këto momente të rëndësishme, kur Kosova përgatitet për fazën finale të Dialogut me Serbinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.Si Kryetar i Kuvendit, do t’i ftoj për të mërkurën, në orën 10:00, Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV.

Do të mblidhemi për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE