Vjen reagimi edhe nga Vulin: Krijimi i një Shqipërie të Madhe, rrezik për gjithë rajonin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha se njoftimi për heqjen e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës ka të bëjë me pretendimet territoriale të Shqipërisë ndaj siç ka thënë ai “një pjese të territorit serb, ku Kosova trajtohet si një shtet i pavarur”.

“Rreziku nga Shqipëria e Madhe është ajo që destabilizon të gjithë rajonin”, tha Vulin duke komentuar deklaratën e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të hiqet në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE