Vjen reagimi i dytë nga Qeveria pasi Ministri Hamza refuzoi vendimin e Haradinajt

Avni Arifi, këshilltar dhe shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Arifi ka thënë që Hamza asnjëherë nuk ka dalë kundër vendimeve të Qeverisë, e nuk do të dalë as kësaj radhe.

“Asnjëherë z. Bedri Hamza Ministër i Financave nuk i ka dalë kundër vendimeve të Qeverisë apo të Kryeministrit. Çdo vendim është marrë në koordinim të plotë dhe kështu do të vazhdohet”, ka shkruar Arifi.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Ndërsa për vendimin e Hamzës pak më parë ka reaguar edhe shefi i Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, reagimin e së cilit mund ta gjeni më poshtë. /gazetametro