Vjen reagimi zyrtar nga Qeveria, për emërimet e familjarëve të VV-së në ministri

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas emërimit të vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka dhe xhaxhait të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, si këshilltarë në ministri, shkruan Gazeta Blic.

Kryeziu ka thënë se: Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur. Sipas zëdhënësit të qeverisë, u takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.

Shkrimi i plotë nga Përparim Kryeziu:

Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.
Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë.

U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.