Vjen vendimi i madh nga Fenerbahce lidhur me të ardhmen e Vedat Muriqit

Krerët e klubit të Fenerbahes besohet se janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat për sulmuesin e tyre, Vedat Muriqin.

Klubi i Fenerbahces është kapluar nga kriza financiare, e kjo krizë po rritet edhe më shumë pas përhapjes së koronavirusit edhe në shtetin e Turqisë.

Kësisoj, krerët e klubit turk janë duke menduar edhe shitjen e yjeve të skuadrës, përfshirë këtu edhe reprezentuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, për të cilin ka shumë skuadra të interesuara.

Sipas mediave në Turqi, gjiganti turk do të kërkoj së paku 20 milionë euro për shitjen e sulmuesit prizrenas, i cili iu bashku atyre gjatë vitit të kaluar.

Për Vedat Muriqin interesim kanë shprehur skuadrat si Manchester United, Tottenham Hotspur, Leicester City, Napoli, Lazio e Burnley.

SHPËRNDAJE