Vjosa ngrit padi, Ukaj thotë se vetëm ngriti zërin — Përmbledhje e incidentit të djeshëm në Kuvend

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, deputeti Ukaj thotë se kishte ngritur vetëm zërin ndaj Osmanit.

Mbrëmë në seancën e Kuvendit, u tensionua situata.

Kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani pati një konflikt me njërin nga deputetët e LDK-së. Xhavit Ukaj, iu kishte vërsulur Osmanit pasi që kjo e fundit e tërhoqi vërejtjen se në seancë po përdoreshin fjalë të duhura.

E për këtë veprim Osmani e ka denoncuar në Polici, Ukajn. Por ky i fundit po thotë se kryetares ia kishte tërhequr vetëm zërin.

Për këtë situatë kanë reaguar edhe ndërkombëtaret me mision në vend.

Do të zgjaste më shumë.

Por seanca përfundoi për shkak të një konflikti mes kryeparlamentares Vjosa Osmani e deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhavit Ukaj.

Madje Osmani këtë rast e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

Krahas kësaj Xhavit Ukaj një ditë pas po thotë që Osmanit vetëm ia kishte ngritur zërin.

Gjithçka filloi kur fjalën e kishte marrë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Musliu gjatë së shtunës sqaroi se po kërkonte të demantonte në Kuvend lajmin se ajo është e prekur me COVID-19.

Por sipas saj gjithçka që pasoi është si rrjedhojë e konflikteve të brendshme në LDK.

Musliu po thotë që është kundër dhunës në Kuvend, mirëpo akuza të tilla ndaj saj ka pikërisht deputetja Pacolli.

Kjo e fundit përmes një statusi në Facebook ka thënë që Musliu e shantazhon vazhdimisht.

Ndërkohë sjelljen e deputetit të LDK-së e kanë kritikuar edhe nga shoqëria civile.

Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një postimi kanë kërkuar që të ndalet sulmi ndaj grave në politikë dhe vendimarrje e të mos cenohet kontributi i Osmanit në sferën pubike.

Kritikë ndaj veprimeve të fundit në kuvend ka pasur edhe nga Ambasada Amerikane dhe ajo e Britanisë.

SHPËRNDAJE