Vjosa Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka folur edhe lidhur me anulimin e tenderit për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

Osmani tha se kjo autostradë do të bëhet.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet por korrupsioni do të ndalet. Ne jemi të vendosur që ta ndërtojmë vendin tonë”, deklaroi ajo.

Kujtojmë, që Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka anuluar tenderin 110 milionësh për Autostradën e Gjilanit.

Abdixhiku sot ka thënë se ka anuluar buxhetin pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar, sipas tij me këtë vendim i kthejnë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar.

Ai ka thënë se siguron banorët e Anamoravës se projekti i Autostradës Prishtinë-Gjilan do të vazhdon.

SHPËRNDAJE