Vjosa Osmani debat të ashpër me Driton Selmanajn

Kryetarja e Kuvendit e cila deri para pak ditësh ishte edhe nënkryetare në LDK ku u shkarkua nga kjo pozitë, është përfshirë në një debat të ashpër me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

Osmani ka akuzuar edhe zyrtarët nga LDK që e kanë penguar ligjin për pandeminë.

Osmani ka thënë që ajo nismë nuk ishte kundër Qeverisë, por armikut të përbashkët, koronavirusit.

“Është ligj kundër pandemisë nuk është kundër Qeverisë, armikut tonë të përbashkët, prandaj duhet të trajtohet këtu në Kuvend”, ka thënë Osmani mes tjerash.

Ndërsa, Selmanaj, ka thënë që ajo ju është dëguar Qeverisë Kurti, e që nuk mund të merr përgjegjësi për atë Qeveri.

“Mund të kem mirëkuptim për ata që nuk njofin rregullorën e kryetarën e Kuvendit nuk e shti në atë mes, kur janë dërgu më 25 mars ju kanë dërgu një Qeverie tjetër, kjo është e re, në afatin kushtetues do ta keni përgjigjen, nuk mund të marr përgjegjësi për Qeveri tjera”, ka thënë Selmanaj.

Por, këtu ka ndërhyrë Osmani, duke e quajtur dezinformatë.

“Dezinformatë, nuk ja kemi kërku kurrë asaj qeverie, dy javë mjaftojnë me i lexu 5-6 faqe”.

SHPËRNDAJE