Vjosa Osmani i del në mbrojtje Albin Kurtit: Ministrat e VV-së dhe LDK-së e kanë votuar programin që përcakton reciprocitet me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka dalur në ndihmë kryeministrit Kurti, rreth vendosjes së reciprocitetit, shkruan Gazeta Blic.

Në seancën e Kuvendit, Osmani, tha se në qeverinë e Kosovës nuk ka antiamerikanizëm, por theksoi se edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike, e kanë votuar programin qeverisës, në të cilin bëhet e qartë se ndaj Serbisë do të vendoset reciprociteti.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe miqët tanë ndërkombëtar janë ekzistenciale. As s’do ta kishim lirinë, as shtetin, as milionat e miliardat që e realizuan mbijetesën tonë ekonomike. As s’do t’i kishim bursat. Por, një gjë që e di sigurt që e kemi, që në qeverinë tonë nuk ka antiamerikan.

Këtë gjë e di sigurtë. Mund të kemi nuanca, por në vend të deklaratave duhet të shohim mbi dokumentet që janë nënshkruar. Unë po e përmendi programin qeverisës, i cili është votuar unanimisht edhe nga Vetëvendosje edhe nga LDK.

Tek dialogu në Kuvend, që është votuar nga të gjithë ministrat, thotë se dialogu me Serbinë, do të vazhdohet, do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti. Është thënë qartë që ky dialog do të udhëhiqet nga kryeministri Kurti.

Zonja dhe zotërinj, historia edhe e re edhe e vjetër, e dëshmon një gjë qartë. Kosova kurrë nuk ka pasur sukses, pa e pasur Amerikën në krah. Dialogu duhet të vazhdojë mbi dy interesa: të mbrohet integriteti i vendit dhe të ruhen miqësitë me shtetet mike”, ka thënë Osmani.

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE