Vjosa Osmani ishte në zyrën e Albin Kurtit para shkarkimit të Veliut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Me këtë shkarkim nuk po pajtohet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëm Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit deri më tani nuk ka reaguar lidhur me këtë shkarkim.

Ndonëse nga kabineti i kryeministrit Kurti e ka mohuar një takim të tillë, burimet e sigurta të Gazetes inFokus, ka bërë konfirmuar këtë takim ku Vjosa Osmani ka qëndruar në zyrën e Albin Kurtit pak ara se të merret vendimi për shkarkimin e Agim Veliut.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura nga Osmani e Kurti, kështu pas këtij takimi Osamni ka shkuar në Kuvend për takime të tjera.

Gazeta inFokus ka provuar të marr një prononcim nga vetë Osmani për arsyet e këtij takimi por që nuk është përgjigjur.

Por nga Kabineti i kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani kanë thënë se për këtë duhet të flas vetë kryetarja.