Vjosa Osmani: Lëreni SHIK-un, hajde ta …

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur për kerkësën e VV-së ndaj deputetëve të LDK-së për të dhënë nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar për Hetimin e SHIK-ut.

Osmani, në Rrokum Roll ka thënë se kjo gjë është e pamundur të bëhet sepse, sipas saj, opozita nuk e ka shumicën as në Kuvend e nuk do ta ketë as në Komision, poqëse do të themelohej, shkruan Periskopi.

Ndërkohë, ajo ka bërë thirrje që të rrëzohet Qeveria, përkundër faktit se as për këtë opozita s’i ka numrat.

“Hajde rrëzojmë këtë Qeveri qysh në pranverë”, tha Osmani.

Ajo tha se LDK do ta dal forca e parë në zgjedhjet e ardhshme dhe se hetimi i SHIK-ut do të bëhet atëherë.

“Qysh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, LDK do të dalë fituese dhe në Parlament do ta kemi shumicën. Dhe kur ta kemi shumicën do ta nënshkruajmë një iniciativë të tillë dhe do ta kemi një komision të pavarur”, tha Osmani.

Ndërkaq, sa i përket thirrjeve të njëpasnjëshme të VV-së për nënshkrimet, ajo ka thënë se VV-ja nuk duhet të bëj shantazh për këtë çështje.

“Nuk mund të thuash o nënshkruaje sot, ose je tradhtar”, tha ajo.

SHPËRNDAJE