Vjosa Osmani merr numër rekord të votave në Vushtrri

‘Desidentja’ e LDK-së Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgjithshme që u mbajtën të dielën, ka kandiduar në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Vushtrri ka fituar numër rekord të votave, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas burimeve të Gazetës, në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë në 92 vendvotime, Vjosa Osmani ka marrë gjithsejtë 13 396 vota, duke shënuar rekord të votave të kandidatëve në zgjedhje të përgjithshme në Vushtrri.

Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me 6 tetor të vitit 2019 Vjosa Osmani që në atë kohë ishte bartëse e Listës së LDK-së, sipas KQZ kishte fituar rreth 6598 vota në Vushtrri. /Veriu.info/