Vjosa Osmani në panik, akuzon partitë se po blejnë vota, por s’ka guxim të përmend emra

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën në mbrëmje në Zhur, se disa parti politike po synojnë që të blejnë vota dhe besimin e qytetarëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ka parti që po tentojnë të blejnë vota. Por nuk ka çmim me të cilin ata duhet ta blinin të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos lejoni me asnjë çmim me u rrezikuar e ardhmja e fëmijëve tuaj, dhe me u rrezikua Kosova si shtet.

Të rinjtë, vajzat dhe djemtë duhet të gjejnë prosperitetin, perspektivën dhe të ardhmen e tyre në Kosovë, prandaj jemi këtu për të prezantuar Programin tonë për familjen, si fundament i shtetit”, tha Osmani.

Ajo tha se sa herë që është rrezikuar Kosova, janë qytetarët ata që me vullnetin e tyre e kanë shpëtuar vendin.

Por, megjithatë, ajo nuk është se ka përmendur emra të partive që sipas saj po blejnë vota.

SHPËRNDAJE