Vjosa Osmani: Nuk i pranojmë koalicionet e territ, është koha t’ia kthejmë dritën vendit

Koalicioni LDK-AKR mbajti tubim me qytetarë në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ky të pranishëm ishin kandidatët për deputetë nga të dy partitë.

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ishte në vendlindjen e saj, tha se është koha e entuziazmit të Presidentit Rugova, kur populli e mbështeti në heshtje, por me votë.

“Me votë ia rikthej presidentit Rugova besimin, sepse ishte njeriut i cili simbolizoj besën dhe shpresën. Zhabari është bërë bashkë për të treguar se nuk e pranojnë koalicionin e territ dhe të krimit. Është koha t’ia kthejmë dritën vendit”, ka Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për deputete, raporton Veriu.info.

Ndërsa, kandidati i AKR-së për deputet, Agim Bahtiri, i cili është edhe zëvendëspresident i AKR-së, ta se koalicioni AKR-LDK është arritur për të mos i lënë të dalin të parët ata që e kanë robëruar pas lufte Kosovën.

“Koalicioni AKR-LDK është koalicion i fitores, pasi që ka ardhur koha t’i thuhet të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë. Tash nuk është koha e luftës, por e paqes dhe qytetarët e Kosovës po kërkojnë zhvillim ekonomik, punësim, arsim e shëndetësi më të mirë, të cilat mund t’i bëjë koalicioni ynë”, ka Agim Bahtiri, i cili është edhe kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.

Të pranishmëve me fjalim rasti iu drejtuan edhe kandidatët e tjerë për deputetë, Arban Abrashi, Faton Peci dhe Sadri Ferati./ Veriu.info/

Fotografia e Agim Bahtiri

Fotografia e Agim Bahtiri

SHPËRNDAJE