Vjosa Osmani pas takimit me Grenell i jep edhe një mesazh të qartë LDK-së

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në një shkrin në Facebook ka treguar më gjerësisht se çfarë është biseduar në takim me amabsadorin Richard Grenell.

Osmani thekson se zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë ishin disa nga temat e bisedës me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump.

Ajo tutje flet edhe mbi formimin e Qeverisë së re në vend.

Osmani  shpreson në një bashkëpunim me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Sot në LDK kishim kënaqesinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.

Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë.
Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor.

SHPËRNDAJE