Vjosa Osmani rëndon keq Hotin: Duhet me hongër një thes kripë me dikë për me e njoftë mirë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se “duhet me hongër një thes krip me dikë për me njoftë mirë”. Kështu u përgjigj ajo, kur u pyet nëse vazhdon me mendu si më 2017, kur lavdëronte Hotin.

“Kur thoni që kryeministri i Kosovës është i papërgatitur nuk dua të mendoni që nuk po pajtohem, por kam një pyetje konkrete: A janë të njëjta mendimet tua me ato të vitit 2017 kur ju e keni pasë një deklaratë të fuqishme kur Kosova duhet të jetë shtet normal që me pasë fatin e mirë me u përfaqësuar nga Avdullah Hoti si kryeministër. Kisha pasë qejf me ditë se a qëndrojnë këto?”, e pyeti Ganimete Musliu, Osmanin.

Osmani i është përgjigjur menjëherë.

“Faleminderit që më në fund e bëtë këtë pyetje sepse ma dhatë mundësinë me u përgjigj. Siç thotë populli duhet me hongër një thes krypë për me e njoftë mirë dikë. Kjo edhe mu më ka ndodhur dhe këtë që po e them së shpejti do ta kuptojnë edhe të tjerët”.

Sipas Osmanit ai nuk përfaqëson legjitimitet, pasi puna e tij e vetme së fundi ka qenë kritikimi i saj.

“Nuk është që duket se ka përcjell me vëmendje këtrë proces sepse ka qenë tepër i zënë duke më kritikuar mua në çdo intervistë e në çdo deklaratë pse e kam zhvendosur fotografinë e thaçit. Kjo ka qenë detyrua e tij themelore muajve të fundit. E tani mori përsipër të na përfaqësojë të gjithëve në dialog”, tha Osmani.