Vjosa Osmani spjegon kuptimin e sloganit të listës së saj dhe VV-së për zgjedhje

Vjosa Osmani ka shpërndarë sloganin me të cilin po garon ajo dhe Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Krejt dhe Drejt”.

Osmani shkruan: Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin.

“Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, shkruan ajo.

Postimi i saj i plotë:

KREJT DHE DREJT

Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!
Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet
Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues

Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën
Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar
Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues