Vjosa Osmani tregon pse duhet protestuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani do të dalë nesër në protestë. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Osmani ka numëruar arsyet për shkak të të cilave do t’i bashkëngjitet protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe nga ajo, LDK nuk ka pranuar ftesën e të parit të VV’së, Albin Kurti për t’iu bashkuar protestës së 29 shtatorit.

“Sepse kur shteti është në rrezik, nuk duhet të kenë më rëndësi ideologjitë, partitë apo dallimet e tjera. Të gjithë e kemi vetem një atdhe’, shkruan deputetja.

Osmani ishte ndër politikanët e parë që këtë fillim muaji kërkoi që të protestohet kundër presidentit Hshim Thaçi dhe idesë së tij për shkëmbim territoresh.

“Planet luftë-nxitëse e logjika e shekullit të 19-të e ndarjes në vija etnike e promovuar nga Vucic-Thaçi, mund të ndalet vetëm nga qytetarët”, kishte thënë ajo.Shkrimi i plotë i Osmanit në Facebook:

Sot, nesër dhe çdo ditë tjetërPROTESTOJkundër ndarjes dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës– Sepse tendenca për ndarje dhe për ndryshim kufijsh e rrezikon vetë qenësinë e shtetit të Kosovës, dhe kur rrezikohet të zhbëhet shteti, e kemi detyrim qytetar t’i themi JO.– Sepse shpërblimi i Serbisë me tokë të Kosovës, kur asnjë lider serb nuk ka kërkuar falje për mijëra të vrarë, përfshirë shumë fëmijë, shumë të zhdukur, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara e mbi 1 dekadë të regjimit represiv serb, nuk duhet të pranohet.– Sepse kur shteti është në rrezik, nuk duhet të kenë më rëndësi ideologjitë, partitë apo dallimet e tjera.

Të gjithë e kemi vetem një atdhe.– Sepse po heshtëm tani, viktimat e luftës dhe të pasluftës në veriun e vendit nuk do të jenë të qetë në varret e tyre – sepse ata u vranë në tokat që sot disa po i quajnë ‘dhuratë nga Rankovici’;– Sepse po heshtëm tani, do të vdesë shpresa e çdo qytetari të veriut i cili është refugjat në vendin e tij;– Sepse për të qenë shtet, Kosovës nuk i duhet vula e Serbisë; sepse shteti ynë ka vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; por mbi të gjitha, shtetësia jonë është vulosur nga sakrifica shumë-vjeqare e popullit tonë;– Sepse për Presidentin dhe bashkëbiseduesit e tij është në pyetje vetëm kariera e tyre politike, por për ne është në pyetje e ardhmja e fëmijëve tanë.

Dhe për këtë, do të protestojë jo vetëm me 29 shtator, por çdo ditë nëse është nevoja.Pjesëmarrjen në protestë të politikanëve nga radhët e partive tjera e konfirmoi edhe Albin Kurti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.Protesta do të mbahet të shtunën e 29 shtatorit duke filluar nga ora 14:00 në Prishtinë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE