Vjosa Osmani zbulon se cilin post preferon në Qeverinë Kurti

Kandidatja për kryeministre nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur rreth pozitës së saj të ardhshme pasi që të formohet qeveria Kurti.

E pyetur se a e preferon më shumë pozitën e Kryeparlamentares apo atë të Ministres së Punëve të Jashtme, Osmani ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim final, por që gjatë viteve të ardhshme do të jetë më shumë në Kosovë.

“Mundet me qenë njëra nga këto të dyja, me gjasë gjatë këtyre viteve do të jem më shumë në Kosovë. Nuk kam marrë vendim final, varësisht prej negociatave brenda koalicionit mund të ndryshojë kjo çështje.

Përveç pozitës së kryeministrit, ne nuk kemi përmend emra për pozitat e tjera. Nuk jemi tu luftu për asnjë pozitë”, ka deklaruar Osmani për Jeta në Kosovë.

SHPËRNDAJE