Vlora Çitaku na njofton me nënën e saj, ajo ishte deputete e PDK-së (Foto)

Vlora Çitaku, një nga emrat më të njohur në skenën politike, vazhdon të mbetet më e zëshmja dhe më me ndikim.

Ambasadorja, pavarësisht angazhimeve të tepërta që ka në agjendën politike, gjithmonë gjen kohë për njerëzit e saj të dashur e të shenjtë.

Këtë e ka dëshmuar shumë shpesh, me publikimin e portreteve familjare, ku shihej gjithmonë Vlora teksa shoqëronte anëtarët e familjes, shkruan Veriu.info

Ndërsa sot, Çitaku, ka shfrytëzuar nga rasti, të ndajë imazhin e njeriut më të veçantë, nënës së saj.

Sala Ahmeti-Çitaku, është nëna profesorshë e Ambasadores Vlora Çitaku, një zonjë tejet e ngritur intelektualisht, e cila akoma vazhdon aktivitetin e saj në Universitetin e Prishtinës. Ajo ishte edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës./Veriu.info

SHPËRNDAJE