Volejbollistet e “Trepçes” kalojnë në Superligë

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur ekipin e volejbollisteve të “Trepçës”, me në krye trajnerin Pakize Kosova. Bashkë me ekipin e Volejbollisteve ishte edhe mysafirja nga IOWA (Ajova) të SHBA-ve, Tereza Parmenter, përfaqësuese e Unionit Sportiv të IOWA (Ajovës). Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi.

Kryetari Bahhtiri u njoftua nga mysafirja nga Ajova, për bashkëpunimin midis Unionit Sportiv të këtij qyteti dhe Klubit të Volejbollit për femra “Trepça”, të filluar në muajin dhjetor të vitit 2016.

Në vazhdim kryetari Bahtiri i uroj volejbollistet dhe udhëheqësen e tyre, Kosova për suksesin e arritur në garat volejbollistike të Kosovës në Ligën e Parë të Kosovës për femra, duke u bërë kampion dhe duke kaluar kështu në ranga më të alrtë garash në nivel vendi, përkatësisht në Superligën e Kosovës të Volejbollit për femra.

Ai ju premtoj se do ta kenë mbështetjen e komunës, për aq sa lejojnë mundësitë buxhetore, ndërsa që aty për aty ua dha atyre 1.000 euro nga buxheti i vet familjarë, në shenjë mirënjohje e respekti për punën dhe suksesin e arritur.

Po ashtu, kryetari Bahtiri, përmes djalit të tij që është drejtues i një kompanie në Holandë, siguroi për tërë ekipin fanellat dhe komplet veshjet tjera sportive, si dhe disa rekuizita të tjera të nevojshme.

SHPËRNDAJE