Votimi i mocionit: Mustafa tregon çfarë ka biseduar me Osmanin

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa e ka bërë të qartë se shkarkimi i Agim Veliut nuk ishte ‘thembra e Akilit’ për shkarkimin e Qeverisë VV-LDK.

“Reciprociteti ka qenë pjesë edhe e programit tonë qeverisës do të thotë zëvendësimi i tarifës me reciprocitetin mirëpo meqenëse ka pas një kërkesë eksplicite të SHBA’së ne jemi pajtuar me të jo që ta flakim tërësisht edhe përgjithmonë reciprocitetin”, tha Mustafa në Rubikon.

Por kundër shkarkimit doli nënkryetarja Vjosa Osmani me të cilën kryetari i saj tha se ende s’ka komunikuar.

“Edhe telefonata nuk kishte ndryshuar diçka sa i përket një procesi i cili ka përfunduar prandaj jo vetëm që nuk e kam telefonuar zonjën Osmani por mund të them se nuk i kam telefonuar as nënkryetarët e tjerë të LDK’së.

Mustafa thotë se tani është duke pritur se si do të interpretohet Kushtetuta nga ana e presidentit karshi asaj se kujt do t’i jepet mundësia ta formojë qeverinë e re. Në rast se VV nuk e pranon mundësinë e dytë atëher Mustafa beson se vetë do të jetë bartës kryesor i formimit të qeverisë.

Nëse VV nuk shpreh vullnet, ta bëjmë një qeveri me AAK’në me NISMËN dhe me partitë minoritare por deri më sot nuk jemi ulë as me AAK’në e as me Nismën”, theksoi ai.

Veç me Vetëvendosjen Mustafa e pranon se tashmë e vështirë është të bashkëpunojë pasi kishte shumë përçarje.

SHPËRNDAJE