Votohet raporti për dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova

Kuvendi i Kosovës me 59 vota për ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars 2019.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhelal Sveçla në fillim të seancës tregoi se raporti ka gjetur 31 shkelje në rastin e dëbimit të gjashtë qytetarëve turq, derisa deputetë nga opozita, akuzuan presidentin Thaçi, se ishte orkestrues i dëbimit të shtetasve turq.

SHPËRNDAJE