Votuesi i LDK-së e bën për ‘pesë pare’ Agim Veliun’, ja si i hakmerret kryetari i Podujevës

Një përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës është ankuar tek nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, se nuk po i toleron mendimet ndryshe në profilin e tij në Facebook.

Pas deklarimit të Veliut të martën në mbrëmje kur ai u shpreh kategorikisht kundër koalicionit LDK-LVV, pakënaqësitë ndaj tij kanë vërshuar në rrjetin social Facebook.

Një përkrahës i LDK-së ka kritikuar Veliun menjëherë pas shkrimit të publikuar të nënkryetarit të LDK-së në Facebook.

“Atëherë unë si përkrahës i LDK-së them se ju duhet të dilni përfundimisht në opozitë.

Tregoni arsyet pse nuk po bëni koalicion me VV-në dhe largohuni nga negociatat për qeveri dhe lejani fituesit të zgjedhjeve të gjejë një zgjidhje/parti tjetër”, i ka shkruar Veliut një përkrahës i LDK-së në Facebook.

“Me këto lojna sikur LDK sikur VV ujin jeni kah e çoni në mulli të PDK-së”.

SHPËRNDAJE