Vozit në gjendje të dehur, rrokulliset me veturë

Mbrëmë rreth orës 22:15 ka ndodhur një aksident në Zubin Potok.

Një person mashkull, derisa ishte duke vozitur makinën në gjendje të dehur është rrokullisur.

I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, thuhet në raportin e Policisë.

SHPËRNDAJE