Vranë në aksident 32 vjeçarin me vajzën 6 vjeçare, gjykata lë në burg dy shoferët

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg dy shoferët që u përplasën me makinat e tyre e për pasojë shkaktuan vdekjen e një 32 vjeçari së bashku me vajzën e tij vetëm 6 vjeçe.
Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi u lanë në burg pasi pakujdesia e tyre solli vdekjen e dy personave. Mësohet se Kupe është dhe administrator i ujësjellësit në Maliq.

Aksidenti ndodhi tre ditë më parë në unazën e qytetit të Korçës.

Njoftimi i Policisë i Korçës

Policia e Korçës bën të ditur se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe

Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e datës 9 nëntor në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip ‘Volksëagen’ me targa AA837JU dhe mjetin tip ‘Benz’ me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar./Gazeta Express

SHPËRNDAJE