Vrasësi i 22 vjeçarit nga Gjilani, ‘Bossi i Krimit’ në klipin e këtij këngëtari (Video)

Mesnatën e së shtunës u vra 22 vjeçari nga Gjilani, Fatlind Arifi

Atij jetën ia mori shoku i tij, Liridon Uruqi po ashtu nga Gjilani. Ky i fundit madje është fytyrë goxha e njohur si për autoritetet vendore, por edhe për estradën.

Përveç që në rrjetet e tij sociale ka fotografi me artistë të njohur kosovar, Liridoni madje është pjesë edhe e një klipi që mban emrin ‘Bossi i Krimit’ të kënduar nga Astrit Mulaj, shkruan Indeksonline.

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

Në këtë klip Liridoni luan rolin e Bossit. Ndryshe ai ka kërkuar lirim për shkak se sipas tij vrasja ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Ndërsa i përfshirë në këtë krim është edhe vëllai i tij, i cili po ashtu është arrestuar nga Policia e Kosovës./Indeksonline/

SHPËRNDAJE