Vrasja e pjesëtarit të saj në Malishevë, ja çfarë thotë FSK

Policia ka njoftuar se pas mesnate në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Plloqicë të Malishevës janë plagosur dy persona. Viktimat që kanë qenë vëllezër nuk u kanë shpëtuar plagëve të marra, kanë vdekur rrugës për në spital.

Viktima janë, Sh.M, lindur me 1973 dhe B,M, lindur me 1984. Bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte pjesëtar i FSK-së.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se njëri prej personave të vrarë është pjesëtar i FSK-së.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Po mund të konfirmojmë se ka ndodhur ky rast, ka ndodhur vrasja e tetarit Shani Tafil Maloku i datëlindjes 1973 nga fshati Plloçicë e Malishevës. Ky ka qenë duke shërbyer në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike)”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Maloku ka qenë përpara ish-pjesëtar i TMK-së, kurse gjatë kohës sa ka shërbyer nuk ka pasur ndonjë masë disiplinore, por ka pasur vetëm masa stimulative.

“Ky është vrarë natën së bashku me vëllanë e tij duke u kthyer në shtëpi. Për momentin policia e Kosovës është duke u marrë me rastin. Strukturat kompetente të FSK-së janë duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës. Tani për tani nuk mund të flasim për motivet ngase nuk i dimë ato. Presim rezultatet e hetimeve që po i bën policia dhe organet e tjera kompetente”, ka thënë Shala.

SHPËRNDAJE