Vritet edhe një kafshë e rrallë dhe e mbrojtur me ligj

Një person në fshatin Varosh të Ferizajt, më 30 dhjetor të vitit të kaluar, kishte vrarë me armë të gjuetisë një rrëqebull (kafshë e mbrojtur) dhe e kishte postuar në rrjetin social Facebook.
Policia ka identifikuar këtë foto dhe me urdhër të prokurorit i kanë konfiskuar të dyshuarit armën si dhe lejen që kishte për të.

Ndërsa, rasti u referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Kujtojmë kur në vitin 2018, një rrëqebull ishte zënë me kurth në një fshat në Podujevë. Pastaj, dyshohet se kafshën e mbrojtur me ligj e kanë mbytur.

Agron Shabani ka dhënë tri versione për kafshën tepër të rrallë në Kosovë. Së pari ka thënë se atë e ka shitur, pastaj e kanë vrarë dhe në fund ka thënë se e njëjta ka ikur.

SHPËRNDAJE