Vritet i riu në këtë qytet tonin

Në orët e para të mëngjesit një 35-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Misto Mame’ në kryeqytet, ndërsa viktima është identifikuar si Olti Hajdari, 30 vjeç.

Pas një konflikti me një person, 35-vjecari është qëlluar me thikë disa herë dhe është lënë i shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

SHPËRNDAJE