Vritet një gjeneral rus në Siri, Moska e fajëson SHBA-në

Vdekja e gjeneralit rus Valery Asapov në Siri është çmimi që Rusia po detyrohet ta paguajë për politikën hipokrite të SHBA-së, ka thënë sot zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov.

“Vdekja e komandantit rus është çmimi i paguar me gjak për hipokrizinë e politikës amerikane në Siri”, ka thënë Ryabkov, transmeton Express.

Gjenerali Asapov ka shërbyer si njëri prej këshilltarëve ushtarakë të Rusisë në Siri. Dje, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ai mori plagë që rezultuan në fatalitet pas shpërthimit të një predhe gjatë një sulmi të papritur me mortajë nga terroristët e ISIS-it.

Moska është e shqetësuar se, derisa Uashingtoni pohon se është i interesuar në luftimin e terroristëve të Shtetit Islamik, e demonstron krejt të kundërtën, ka thënë Ryabkov.

Ai ka shtuar se Moska dëshiron që deklaratat e Uashingtonit për luftimin e terrorizmit të mos jenë në kundërshtim me veprimet e tij në teren.

/Express/

/

SHPËRNDAJE