Vritet një kosovar në Zvicër, nënë e bijë mbesin të plagosura në një apartament me të

Një burrë është vrarë ndërsa dy gra janë plagosur në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut. Shkaku i këti krimi dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare.

Policia e Cyrihut pak para orës 07:00 të mëngjesit ka marrë informacion për një mosmarrëveshje të dhunshme në këtë apartament.

Kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, shërbimet e urgjencës raportohet se kanë hasur në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, si dhe një burrë të plagosur rëndë.

47-vjeçari me shtetësi zvicerane, i cili sipas 20minuten.ch është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament, pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit. Mediat tjera nuk saktësojnë prejardhjen e të vrarit.

Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital dhe janë në gjendje shumë të rëndë.

Kosovari tashmë i ndjerë për 20 vjet ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar te ai, transmeton albinfo.ch.

“Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë… Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”, ka thënë ai

B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë

“Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë”, ka thënë punëtori i kosovarit. Sipas tij, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në biznes.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta.

SHPËRNDAJE