Vucic i bindet Grenellit: Linjë e re hekurudhore me Prishtinën, jemi gati të bisedojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka përfunduar takimin me emisarin special të presidentit Trump, Richard Grenell, ku ka deklaruar se me Prishtinën do të arrihet edhe një marrëveshje e re për linjën hekurudhore, shkruan Gazeta Metro.

Vucic e ka njoftuar ambasadorin Grenell për dëmet që i ka shkaktuar vendosja e taksës nga Kosova, ku Serbisë i ka shkaktuar një dëm prej 431 milionë euro në ekonominë e saj.

“Siç e dini marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë biseda të lehta, cilën do temë që e hapim gjithmonë do të dalim tek çështjet politike, jam jashtëzakonisht mirënjohjes ndaj z.Grenellit, ashtu si më duket në një mënyrë racionale

në një agjendë shumë të fuqishme dhe me një dëshirë që të përparojmë në marrëdhëniet mes nesh që e ka kuptuar se cilat janë nevojat e Serbisë dhe se çfarë duan që qytetarët tonë ta shohin dhe që shteti i jonë të jetë i respektuar, e jo si zakonisht

të poshtërohet si në kohët e mëhershme, unë e njoftova z.Grenellin për të gjitha problemet e shkaktuara nga vendosja e taksës për mallrat serbe ku për një vit kemi humbur 431 milionë euro”, tha Vucic në një konferencë të përbashkët me Grenell.

Vucic tha se taksa ju ka shkaktuar dëm dhe probleme edhe njerëzve në Prishtinë, ashtu siç taksa ka bërë probleme në Beograd dhe qytetet e tjera serbe.

“Gjithashtu unë mendoj se kjo ka shkaktuar problem edhe njerëzve në Prishtinë ashtu si neve ne Beograd dhe qytetet e tjera në Serbi, e për këtë jam mirënjohës z.Grenell se ka kuptuar që është e nevojshme që gjithmonë të përpiqemi që të pajtohemi e t’i tejkalojmë barriera të tilla”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Vucic është pajtuar për ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd, por sipas tij nuk ka kuptim që kjo linjë të lëshohet pa hequr taksën Kosova, pasi mallrat nuk mund të lëvizim.

“Kjo shihet se si presidenti Trump ishte përpjekur që të arrinte marrëveshje tregtare me Kinën, që nuk është as afër të krahasohet me ajo që kemi të bëjë me në, ne patëm edhe një bisedë shumë të mirë edhe për lidhjet e të mëtejmë për lidhjet infrastrukturore mes Prishtinës dhe Beogradit, ne jemi të gatshëm ashtu siç kemi qenë kur kemi nënshkruar dokumentin për

ndërtimin e rrugëve, kjo do të duhet të përshpejtohet, do të flasim edhe me kompanitë amerikane se si mund të përshpejtohet kjo ,po ashtu biseduam edhe për vendosjen e një linje hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit, unë kam shkaktuar se kjo do të ishte e një rëndësie te jashtëzakonshme, unë shtova se taksa duhet të hiqet pasi kjo nuk ka kuptim që të kemi transport hekurudhor në të cilën nuk ka qarkullim mallrash”, tha Vucic.

“Biseduam edhe për tema tjera për rreth marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe z.Grenell që nga e hëna do të organizon mes ekspertëve të hekurudhave dhe rrugëve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për këtë, këto janë çështje kyçe që nuk I bëjnë dëm askujt dhe është normale që këtu do të ketë çështje që nuk do të janë të lehta, sa i përket linjës ajrore

ne kemi 2-3 hapa që duhet t’i lëvizim njëkohësisht dhe të vendoset me drejtoritë për aviacion civil dhe KFOR’in, të njejtat zhvillime që janë bërë për vendosjen e linjës ajrore do të bëhen edhe për vendosjen e linjës hekurudhore, ne do të shohim si të lehtësojmë jetën e njerëzve në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vucic.

Kujtojmë se ky takim i Grenellit në Beograd vjen pas vizitës në Prishtinë me liderët kosovarë ku ju ka kërkuar heqjen e taksës dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

SHPËRNDAJE