Vucic mes ‘zjarresh’ në Kosovë, Thaçi buzë detit në Durrës

Në kohën kur presidenti serb Aleksandër Vucic po merrej me Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Drenicës, pasi këta të fundit nuk e lanë të zhvillojë vizitë në Banjë, homologu i tij kosovar po shijonte ‘erën e detit’.

Ai ka drekuar me presidentin shqiptar, Ilir Meta, në mes të Durrësit

Meta ka thënë përmes Facebook se takimi ka mundësuar diskutim për rritjen e mëtutjeshme të shkëmbimeve midis dy vendeve dhe forcimi i stabilitetit rajonal.

“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët”, ka shkruar Meta.

Ndërkaq, ai nuk e ka lënë pa përmendur edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, të cilin Meta e ka konsideruar si rrugën e vetme drejt njohjes reciproke dhe të ardhmes në BE.

“Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, ka shtuar presidenti shqiptar.

Sidoqoftë, nga Durrësi më herët presidenti Thaçi ka reaguar për ngjarjes në hyrje të Skënderajt. Thaçi ka thënë se mirëkupton revoltën e qytetarëve, por sipas tij, protestat nuk janë një zgjidhje./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE