Vucic në dilemë për zgjidhjen e problemit me Kosovën: Besoj të jetë e pranueshme për qytetarët e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Sofje se shpreson se do të vijë deri te zgjidhja për Kosovën, e cila do të jetë e pranueshme për qytetarët e Serbisë dhe se, siç tha, do të japin më të mirën dhe do të luftojnë për ta bërë këtë.

“Dua të besoj se Serbia do të ketë fuqi të mjaftueshme në periudhën e ardhshme, nëse ka vullnet për të bërë kompromis nga ana tjetër, për të arritur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për qytetarët e saj në lidhje me Kosovën”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Në Sofje të Bullgarisë po mbahet një nga samitet më të rëndësishme të BE’së, qe nga ai i Selanikut i vitit 2003, aty po marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, ku të pranishëm janë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Vucic gjatë këtyre ditëve ka lëshuar shumë deklarata dhe propozime në lidhje me negociatat dhe zgjidhjen përfundimtare të bisedimeve më Kosovën./gazetametro.net

SHPËRNDAJE