Vuçiq: Do të ketë paqe gjithnjë deri sa dikush të mos i sulmojë fizikisht serbët në Kosovë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka deklaruar sot se ka kurajo politike që ta ‘zgjidhë çështjen e Kosovës’ dhe se ‘do të ketë paqe gjithnjë deri sa dikush të mos i sulmojë fizikisht serbët në Kosovë’.

“Paqe do të jetë gjithnjë deri sa dikush të mos i sulmojë fizikisht serbët në Kosovë dhe të fillojë t’i vrasë, këtë nuk do të mund ta duroja”, ka thënë Vucic në televizioni “Prva”, transmeton gazeta “Danas”.

Ai, sipas gazetës, ka ndërmarrë vetë ‘zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës” si punë të tij, ndërsa Qeveria e Serbisë e ka autorizuar të bisedojë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE