Vuçiq i takon 137 përfaqësues të serbëve të Kosovës pas shpalljes së zgjedhjeve në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova pas shpalljes së zgjedhjeve të parakoheshme nga presidenti Hashim Thaçi për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

Në takimin që u zhvilluar në Beograd kanë marrë pjesë 137 përfaqësues të serbëve nga e gjithë Kosova, si dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ende nuk ka detaje nga ky takim.

Ndërkohë që, kreu i shtetit serb tha dje në Mostar, që sot sot të ketë biseda të gjata përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pasi që pret një vendim në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne do të kemi biseda të gjata me përfaqësuesit e serbëve, ata që përfaqësojnë popullin, jo vetëm veten. I presim që ata të bëjnë vendime. Unë kam disa ide,” tha presidenti serb.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE