Vuçiq jep detaje të takimit me Thaçin

Për këto takime, që po zhvillohet në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka njoftuar Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se darka me Thaçin është mbajtur në ndërtesën e BE-së me ndërmjetësim të Mogherinit.

“Atje kam qenë me Thaçin nën patronatin e Federika Mogherinit dhe Angelina Eichorst. Këto nuk janë takime të mira, sidomos ata ku duhet biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës, por ky është një obligim, nuk jeni i zgjedhur të bëni gjëra të bukura por gjëra të dobishme për qytetarët tanë. Është e vështirë, por secili takim është i rëndësishëm. Siç e tha Bloomberg (ish-krye bashkiaku i Nju –Jorkut), ditë të tëra të bisedimeve janë më të mira se një minutë luftë apo rrahje- po bisedojmë, po shikojmë përpara dhe po bëjmë përpjekje që të nxjerrim sa më shumë që është e mundur, që ta ruajmë paqen, si dhe ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për një takim që është zhvilluar mbrëmë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, BE-ja dëshiron të tregojë se kjo çfarë po bëjnë liderët e Ballkanit Perëndimor është diçka e rëndësishme.

Ai ka thënë se temë e bisedave janë rruga evropiane e shteteve dhe territoreve tona.

“Ky është formati 5 + 1, unë gjithmonë flasë për bashkëpunimin rajonal dhe ekonomik. Mendoj se kjo ka rëndësi të madhe”./Express

SHPËRNDAJE