Vuçiq: Këtë marrëveshje e mbështet Austria për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Austria mbështet çdo zgjidhje për Kosovën të cilën do të mund ta arrinin edhe pala serbe edhe ajo shqiptare.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurz .

“Ekziston nevoja për zgjidhje kompromisi, por më shumë se 60 për qind e popullatës në Serbi është kundër marrëveshjes me shqiptarët”, ka thënë Vuçiqi pas bisedës me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, transmeton Koha net.

Kancelari Kurz pritet që sonte, në mbrëmje, të arrijë në Kosovë.

Siç merret vesh, ai do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Po ashtu gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it.

Në njoftimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit të Austrisë u tha se ai gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve, duke inkurajuar edhe vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Arritja e një marrëveshje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake.

SHPËRNDAJE