Vuçiq: Kjo është arsyeja e vetme pse nuk e dërgoj ushtrinë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ushtria serbe nuk mund të jetë e pranishme në Kosovës për shkak të pranisë së NATO-s.

Sipas Vuçiqit nëse ushtria serbe do të ishte prezente në Kosovë ku operon NATO do t’i sillte Serbisë konflikt me aleancën ushtarake, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka komentuar deklaratën e komandantit të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Fogo, gjatë qëndrimit të tij në veri të Kosovës, i cili tha se NATO është shumë e fortë si brenda dhe jashtë Kosovës, andaj KFOR-i ka trupa “absolutisht” të mjaftueshme në rast të trazirave.

“… Në Kosovë nuk do të jetë e pranishme ushtria serbe, për shkak të pranisë së NATO, ne nuk do ta dërgojmë Serbinë në konflikt me NATO-n”, tha Vuçiq.

Ndërsa ai ka komentuar edhe deklaratat e priftit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq se ka skenarë për ndarjen e Kosovës.

Sipas presidentit serb këto janë vetëm thashetheme, nuk ka asgjë të vërtetë, shkruan b92. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE