Vuçiq: Marrëveshja Kosovë- Serbi të jetë “win-win”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij humb 45 milionë euro në muaj për shkak të taksës ndaj mallrave serbe dhe se askush nuk ndërmerr masa ndaj Prishtinës zyrtare për shkak të vendosjes së kësaj mase.

“45 milionë euro i humbën në muaj. Ne nuk duam me askënd tjetër të bëjmë dicka të tillë. Thaçi e di se unë jam i gatshëm për të biseduar çdo herë. Ne i respektojmë interesat e shqiptarëve, mirëpo kemi edhe interesat tona”, tha Vuçiq.

Ai gjatë panelit të diskutimit në Munih me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi, ku asnjëra palë nuk do të fitojë, por të jetë ‘win-win’.

“Marrëveshja e përbashkët duhet të jetë e barabartë, jo njëra anë të merr diçka e tjetra asgjë .Nuk kemi bërë kushtëzime, tani e kemi edhe tarifën që na keni vendosur”, tha ai.

SHPËRNDAJE