Vuçiq ‘mbushet’ mend: Na duhet ta paguajmë çmimin e gabimeve tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, foli gjerë e gjatë për pritjet e tij dhe rrugën e vështirë të Serbisë dhe marrëdhëniet me shqiptarët, theksoi se do të jetë vështirë për ta në New York pasi tema kryesore është Kosova, transmeton Gazeta Metro.

Vucic foli për televizionin serb TV Pink në intervistën këtij mëngjesi e foli për shumë gjëra dhe njoftoi edhe se do të takohet me Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë e do të luftoj për mbështetje më të madhe nga Katërshja e Visegradit.

Fillimisht presidenti serb u ankua rreth asaj se edhe shqiptarët do jenë në SHBA, shtoi edhe se ata do krekosen se kanë biseduar me Trump.  Ai shtoi se do takohet me Sergei Lavrov,  Ministrin e Jashtëm të Rusisë, përkatësisht me miq lindor e perëndimor.

Nuk u durua pa ironizuar me gjoja krekosjet e kosovarëve kur vizitojnë e SHBA’të deri sa vet po mundohej të jetë modest.

“Nuk është e sigurt se a do shkoj të dielën apo të hënën, pasi Trump organizon një mbledhje religjioze, në të cilën do jenë edhe shqiptarët, të cilët do krekosen se ishin aty, se biseduan me Trump, e vetëm janë fotografuar. Nuk e di a të shkojmë edhe ne, e pastaj të flasim se biseduam me Trump për njëqind orë, e në të vërtetë nuk e kishim bërë”.

Ai përmendi edhe ambasadorin amerikan Kyle Scott dhe e falënderoi atë për punën gjatë mandatit të tij e shtoi se ia gjithmonë është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Serbinë.

“Çka është përparim është se po bisedojmë hapur me Amerikën e që askush asgjë nuk po imponon. Ndoshta se kanë ndërruar qëndrimin sa i përket Kosovës, por po bisedojmë hapur. Edhe pse Amerika pret prej nesh ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, sot po dëgjohet edhe qëndrimi ynë për këtë çështje”.

Sa i përket marrëdhënieve me shqiptarët, tha se “se as ne serbët nuk jemi të vetëdijshëm se çka po ndodh me ta, duhet të përpiqemi të kemi përgjegjësi e seriozitet elementar, për dallim nga ata që ishin në pushtet më parë”.

Vucic, siç kishte bërë më parë në fjalimin e tij gati tre orësh në Kuvendin e Serbisë kur kishte shpalosur raportin për Kosovën përsëri i dërgoi porosi opozitës serbe se gabimet kishin ndodhur kur ishin ata në pushtet.

“Na duhet ta paguajmë çmimin! Nuk mund të shtiremi se asgjë nuk ka ndodhur, si p.sh. viti 2008 dhe shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës. Ne nuk ja pranojmë këtë vetvetes, e sillemi si të jemi Amerika, të pagabueshëm. Atëherë merrni ata rrencat që i kërcënojnë policët”.

Sa i përket zgjedhjeve në Kosovë dhe zgjedhjeve në Serbi, presidenti serb tha se shqiptarët kanë tre lista me të cilat do të donin të përzinin serbët, ashtu që Beogradi mos të pyetej fare. Përsëriti fjalinë se do të jetë vështirë për Serbinë në vjeshtë dhe nuk lëshoi përsëri rastin të thumbojë opozitën serbe.

“Do të gjejnë diçka që të kryejnë një 17 mars 2004’s përsëri, kur edhe ne këtu në Beograd reaguam ne mënyrë ‘gjeniale’. Na pret një vjeshtë e vështirë sa i përket Kosovës, por ekonomia e jonë është në ngritje, edhe pse për dikë kjo nuk është për të u krenuar” theksoi Vucic./gazetametro.net

SHPËRNDAJE