Vuçiq në shtator viziton Kosovën, ua jep lajmin e madh serbëve për të ardhmen e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu është drejtuar serbëve në Kosovë duke thënë se në shtator do të vijë t’i vizitojë për të diskutuar me ta për të ardhmen e Kosovës duke shtuar se asnjë vendim nuk do të merret pa dakordimin e tyre, transmeton Indeksonline.

“Asnjë vendim nuk do të sjellë pa ju, unë do të vij në shtator në Kosovë, sepse unë dua të flas me ju dhe të ju tregojë se çfarë do të ketë të re në diskutimet mbi të ardhmen e Kosovës, që bashkërisht të planifikojmë ndërtimin e asaj ku ne jetojmë”, ka thënë Vuçiq në një lidhje direkte të mundësuar nga Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili sot qëndroj në Kosovë./Indeksonline/

SHPËRNDAJE