Vuçiq nuk ndalet. Ja veprimi i radhës i tij kundër Kosovës!

Sot gjatë ditës, mediet serbe kanë lansuar dy lajme të rreme kundër Kosovës. Njërin se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka lëshuar takimin me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe një tjetër se Guineja Bisau ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Serbia ka nisur një ofensivë të re kundër Kosovës. Sot kryeministri Ramush Haradinaj dhe delegacioni kosovar kanë qëndruar në Bruksel ku kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë evropianë.

Mediat serbe si RTS, Tanjug, kanë raportuar se Mogherini e ka lëshuar e nervozuar takimin pasi Ramush Haradinaj ka kërkuar prani më të madhe amerikane në bisedimet Prishtinë – Beograd. Natyrisht, për këtë, Tanjug është thirrur në “burimet” e veta në Bruksel.

Një lajm tjetër, i cili është vështirë të konfirmohet është lajmi se Guinea Bissau e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti është duke qëndruar në Beograd ku ka zhvilluar takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në njoftimin për media nga Presidenca e Serbisë nuk thuhet se Guineja ka tërhequr njohjen.

Aty theksohet se “dy bashkëbiseduesit kanë folur për Kosovën dhe Metohinë dhe për ruajtjen e integritetit të Republikës së Serbisë”.

Sido që të jetë në mediet serbe thuhet se zyrtari i Guinesë deklaratën për Kosovën e ka bërë në konferencën për media, por një deklaratë e tillë ende s’është publikuar. Sipas MPJ-së së Kosovës, Guineja Bissau është vendi i 74-të që e ka njohur Kosovën. këtë vendim e ka marrë në vitin 2011.

SHPËRNDAJE