Vuciq: Praktikisht, Kosovës i është vënë vula e pavarësisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk druan nga sanksionet e perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, aq sa e brengosin “problemet që po ecin zvarrë”.

Vuçiq ka sqaruar se me “probleme që po ecin zvarrë (apo avash-avash)” e që po e rrezikojnë ardhmërinë e Serbisë, nënkupton braktisjen e Serbisë nga të rinjtë dhe natalitetin e ulët.

Ai, sipas medias serbe, ka shtuar se “për situatën e këtillë dhe rrethanat shumë të këqija” në të cilat duhet zgjidhur çështjen e Kosovës në një masë përgjegjësinë e kanë edhe vetë serbët “duke pasur parasysh politikën e gabuar dhe disa veprime të Serbisë”, me të cilat, siç është shprehur, praktikisht vetë ia kanë vënë “vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës./Gazeta Express/

SHPËRNDAJE