Vuçiq: Shumë shpejt sjellim kompanitë kineze në Mitrovicën e Veriut

Aleksander Vuçiq ka thënë se do të jetë pjesë e re e historisë së Serbisë. Presidenti serb ka thënë se Serbia do të jetë përfituese pas dialogut me Kosovën.

“Fati im politik nuk është i varur nga zgjedhjet në Serbi. Unë do të flas me popullin tim dhe të jem pranë tyre në raport me Kosovën.

Synimi im është që të ruajm paqen dhe për të bërë zgjidhjen më të mirë për njerëzit tanë në Kosovë.

Kjo do të thotë që në Veri të Mitrovicës ne shpejt të sjellim fabrika. Ne kemi një plan që të sjellim kompanitë kineze për të investuar në Mitrovicën e Veriut. Me veprime të tilla, unë do të jem pjesë e historisë së re të Serbisë.

SHPËRNDAJE